Rrezaku, polici i vogël i Gjakovës që jep gjoba 50 centësh
27 tetor 2019
| 13:02
Një nëntëvjeçar nga Gjakova po kryen punën e policit për t’i parandaluar shkeljet në trafik. Rrezak Kinolli këtë e ka pasion dhe tash e disa ditë po e ushtron në lagjen e vet. Për moshën e tij ka sjellje goxha profesionale. Pasi kontrollon dokumentet, ai shqipton edhe gjobat për shkelësit e rregullave të komunikacionit.