Rrezarta Krasniqi reagon ndaj skandalit me ilaçe në ministrinë e Arben Vitisë: Jeni të paaftë dhe mashtrues

05 nëntor 2024 | 20:11

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar lidhur me raportimet për një skandal me ilaçe në Ministrinë e Shëndetësisë, që udhëhiqet nga Arben Vitia.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky është skandal i turpshëm dhe se qeveria është e paaftë dhe mashtruese.

Postimi i saj i plotë:

Skandali me miell, skandali me ujë dhe tani skandali me ilaqe.

Nuk janë të aftë për t’i shfrytëzuar grantet e BE-së, kthehen fondet prapa pastaj paguajnë më shtrenjtë me paratë e qytetarëve.

Jeni të paaftë dhe mashtrues. Skandal i turpshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afaristi i njohur Isak Neziri, i cili drejton biznese të…