Rrezik për ortek, mbyllet Qendra e Skijimit në Brezovicë

27 shkurt 2022 | 11:32

Policia e Kosovës ka njoftuar që Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllë sot për vizitorët për shkak të rrezikut të ndonjë orteku të mundshëm.

Sipas policisë, kjo është bërë për shkak të të reshurave dhe kushteve atmosferike që po mbizotëron sot atje.

“Nga Qendra e Skijimit në Brezovicë jemi njoftuar se, shkak i të reshurave atmosferike dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ndonjë ortek bore,  Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur sot për vizitor. Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qon për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional  “Sharr” dhe do të ndalojnë të gjitha automjetet e vizitorëve”, bënë të ditur policia.

Njoftimi i plotë:

Nga Qendra e Skijimit në Brezovicë jemi njoftuar se, shkak i të reshurave atmosferike dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ndonjë ortek bore, Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur sot për vizitor.

Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qonë për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional “Sharr” dhe do të ndalojnë të gjitha automjetet e vizitorëve.

Ky njoftim bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim i komunikacionit.

Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë!

Qytetarët do të njoftohen me kohë, pasi të jenë krijuar kushtet për vizitë atje.

.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Greqia ka vendosur të dërgojë pajisje ushtarake në Ukrainë. Vendimi…