Rrezikohet siguria e aviacionit në Kosovë, persona të panjohur i drejtuan rreze laser aeroplanëve

22 gusht 2021 | 09:33

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pas raportimeve se persona të panjohur u kanë drejtuar rreze laseri aeroplanëve të linjave të ndryshme.

Kjo nga Policia është cilësuar si “rrezikim i sigurisë së aviacionit”.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Sipas PK-së, rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 20:40, në Lipjan, ku thuhet se persona të panjohur kanë sulmuar me rreze laseri aeroplanët e linjave të ndryshme.

“Lipjan 21.08.2021 – 20:39. Raportohet se nga persona të pa njohur janë sulmuar me rreze laseri aeroplanët e linjave të ndryshme. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person i moshës 18 vjeçare me inicialet A.Z, ka…