Rreziku më i madh është të infektohemi nga tubimet se nga dasmat

15 qershor 2020 | 20:57

I ftuar në emisionin Frontal në televizionin T7 ka qenë i ftuar këngëtari Afrim Muqiqi. Ai ka folur për anulimin e dasmave në Kosovë dhe për protestën e mbajtur të hënën para ndërtesës së qeverisë nga këngëtarët dhe pronarët e restoranteve.

Muqiqi ka thënë se në këtë rast janë përdorur raste të dyfishta pasi janë hapur kafiterit e nuk lejohen mbajtja e dasmave.

“Të gjitha bizneset janë hap vetëm ne jo, jemi të diskriminuar në këtë rast. Të gjithë lejohen të punojnë edhe kafiteritë e ne jo. Dasmorët kanë listë dhe i ftojnë ngërzite dhe kanë kontaktet e tyre se kush vjen. A është e drejtë të lejohet një protestë e të ndalohen një aheng. Rreziku ma i madh është nga tubimet se sa nga dasmat”, ka thënë Muqiqi në Frontal.

Muqiqi ka thënë se është e padrejtë që biznese tjera janë hapur, por nuk lejohen që të mbahen dasma.

“Ai që shkon në dasmë pastrohen e qethet. Kërkesa jonë është përdorimi i standardëve të dyfishta. Rreziku është ma I madh nëpër tubime nepër sheshe e qendra tregtare. Kush e merr një përgjegjësi nga tubimi që ka qenë në shesh. Ne e kemi dërguar një manual në qeveri, çdo restorant duhet të ketë dezinfektues. Nëse punon një kafiteri e të dilet një tubim, atëherë pse qenka rrezik me mbajt një dasmë. Ne duhet të mësohemi që të adaptohemi me virusin”, ka theksuar Muqiqi

Këngëtari i muzikës popullore ka thënë po ashtu se nëse dasmat janë shkaktarët më të mëdhenj të përhapjes së virusit, atëherë të gjitha do të anulohen.

“Diaspora nuk është e informuar, ka pas shumë anulime dhe ka shumë kërkesa për anulime”, ka përfunduar Muqiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…