Rreziku nga dezinformatat në kohë pandemie
13 maj 2020
| 13:48
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në bashkëpunim me UN Women kanë vazhduar ciklin e trajnimeve për gazetarë, duke organizuar trajnim online mbi temën “Rreziku nga dezinformatat në kohë pandemie”.
Përmes këtij trajnimi është synuar të zgjerohen njohuritë mbi temën e infodemisë si dhe të forcohen kapacitetet e gazetarëve duke aplikuar një qasje sa më profesionale gjatë raportimeve të tyre.
Deri në fund të projektit do të organizohen edhe dy trajnime me gazetarë të nivelit qendror dhe një punëtori me gazetarë të nivelit lokal, të cilat do të udhëhiqen nga ekspertë ndërkombëtarë dhe si rezultat i këtyre aktiviteteve, do të hartohet një udhëzues për gazetarë.