“Rreziku real mbetet si me parandalu rekrutimin e elitës kosovare nga spiunazhi i Serbisë!”
Gazetari, Ridvan Berisha, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas arrestimit të dy personave të dyshuar për spiunazh.
Berisha tha se nuk përben lajm për të se ‘mbetjet fashiste nga UDB edhe sot jane ne operacione politike dhe spinuazhi’.
Ai tha se prioritet i Koosvës mbetet forcimi i shtetit, mekanizmave të sigurisë dhe inteligjencës.
Berisha thotë ne reagimin e tij se UDB-ja është këtu por se rreziku real mbetet se si me parandalu rekrutimin e elites kosovare nga spiunazhi i Serbisë.
“UDB e kemi ketu, misioni i tyre eshte i qarte, perçarja e berja pike e pese e shqiptareve. Pasha t’madhin Zot, une besoj se Kosova do ta fitoje kete perballje me primitivet spiune te BIA. Rreziku real mbetet se si me parandalu rekrutimin e elites kosovare nga spiunazhi i Serbise, se si ta gjejme shpejte rrugen ligjore per t’i fute ne makina lustrimi krejt njerezit qe mbajne pozicione me rendesi shteterore” shkruan Berisha në Facebook.