Rrëzimi i avionit në Korenë e Jugut, shkon në 151 numri i viktimave

29 dhjetor 2024 | 10:18

Ka shkuar në 151 numri i viktimave pas aksidentit ajror të ndodhur në Korenë e Jugut, ku një avion mori flakë pasi u përplas me murin e aeroportit.

Avioni shkoi në Korenë e Jugut nga Bangkoku i Tajlandës me 181 persona në bord dhe tentoi të ulej pak pas orës 09:00, sipas kohës lokale, në aeroportin në jug të Seulit, tha Ministria jugkoreane e Transportit.

Në mesin e pasagjerëve ishin dy shtetas të Tajlandës, ndërkaq pjesa tjetër besohet se janë nga Koreja e Jugut, tha Ministria e Transportit në Seul.

Ky është aksidenti më i rëndë ajror ku është përfshirë një kompani ajrore jugkoreane në tri dekadat e fundit.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale mund të shihet avioni i llojit Boeing 737-800 duke rrëshqitur në pistë dhe nuk duket se ka pajisje për ulje, para se të përplaset në një mur dhe të shpërthejë në flakë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendrat e votimit në të gjithë Kroacinë u hapën në…