Rrëzimi i Ligjit për Byronë nga Kushtetuesja, Musliu-Shoshi kërkon dorëheqjen e qeverisë Kurti
26 qershor 2024
| 16:36
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar sot Ligjin për byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.
Ajo ka vlerësuar se me aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese po e vërtetojnë se qeveria Kurti është shkelëse serike e Kushtetueses.
Në këtë kontekst, deputetja e PDK-së ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë Kurti.
“Ligji i dytë kryesor i reformës në drejtësi i dështoj kësaj qeverie e cila thirret në drejtësi por është SHKELËSE serike e Kushtetueses! Nuk i ka mbet gjë tjetër përveç dorëheqjes. Shko Albin!”, ka shkruar Musliu-Shoshi në “Facebook”.