Rrëzimi i qeverisë, pika e përbashkët e LV-së dhe LDK-së
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Rexhep Selimi, ka thënë se bashkëpunimi opozitar në mes të kësaj partie dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është mjalt i natyrshëm.
Ai ka theksuar se, pavarësisht prej dallimeve, pika e përbashkët e këtyre dy subjekteve është rrëzimi i qeverisë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Selimi ka deklaruar se vetëm zgjedhjet e parandalojnë kolapsin e vendit.
Ai ka treguar se nuk llogarisin në votat e Listës Serbe për ta rrëzuar qeverinë por, sipas Selimit, mocioni do të bëhet kur të koordinohen me deputetët që e duan rrëzimin e kësaj qeverie.
Sa i përket qeverisjes së deritanishme, ai ka thënë se është përshkuar me veprime populiste, keqqeverisje, korrupsion, nepotizëm dhe paaftësi.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)