Rrëzohen pretendimet e prokurorisë në Hagë, Trupi Gjykues vendos për lejimin e vizitave te Thaçi, Veseli e Selimi
02 dhjetor 2023
| 17:54
Pas dy javësh nga kërkesa ‘urgjente’ e Prokurorisë së Specializuar dhe miratimi i përkohshëm i saj nga Trupi Gjykues për t’i ndaluar gjithë komunikimet mes ish krerëve të UÇK-së që po qëndrojnë në Qendrën e Paraburgimit në Sheveningen dhe familjarëve të tyre, gjendja ka ndryshuar.
Klan Kosova mëson nga burimet e saj, se pas rishqyrtimit të fakteve nga Regjistri dhe ankesave të ekipeve të mbrojtjes, gjykata pritet ta publikojë së shpejti vendimin me anë të së cilit lejon vizitat fizike të familjarëve në Qendrën e Paraburgimit, përveç komunikimeve me telefon dhe përmes Zoom siç kishte këmbëngulur ZPS.