Rrëzohet aeroplani, asnjë pasagjer s’mbetet gjallë
30 mars 2020
| 09:09
Një aeroplan i cili ishte nisur nga Filipinet drejt Tokios, Japoni, ka shpërthyer në flakë. Brenda ndodheshin tre persona nga personeli mjekësor, një pacient, një shoqërues dhe 3 të tjerë ishin pjesë e ekuipazhit të avionit.
Avioni u nis drejt aeroportit “Haneda”, por shpërtheu mbi Manila, Philippines.
“Fatkeqësisht, asnjë pasagjer nuk i mbijetoi aksidentit”, thanë autoritetet.
Mediat raportojnë se mes viktimave janë një shtetas amerikan dhe një kanadez. Gjashtë të tjerët ishin filipinas.