Rrëzohet aeroplani në Meksikë, të gjithë shpëtojnë
01 gusht 2018
| 11:56
Një aeroplan i pasagjerëve është rrëzuar në shtetin Durango të Meksikës, vetëm pak momente pas nisjes.
Të 103 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në fluturimin e kompanisë “Aeromexico” kanë mbijetuar, porse 97 prej tyre janë plagosur.
Guvernatori i shtetit, Jose Rosas Aispuro, ka deklaruar se aeroplani u godit nga një erë e fuqishme, e cila ka shkaktuar rënien e papritur.
Shumë prej pasagjerëve kanë mundur të ikin përpara se avioni të kapej në flakë.
Shefi ekzekutiv i kompanisë ajrore, Andres Conesa, ka vlerësuar se kapiteni është plagosur rëndë. Emrat dhe kombësitë e atyre në bord nuk dihen ende./rel/