Rrëzohet aeroplani në ShBA, ka viktima
Një aeroplan i vogël është rrëzuar në jug të Virxhinias në ShBA. Policia ka njoftuar se si pasojë e rrëzimit të aeroplanit tre persona kanë vdekur.
Sipas mediave të huaja, “Beechcraft C23” me një motor është rrëzuar pasi ishte ngritur nga Aeroporti Fayette në Fayetteville rreth orës 11:00 të paradites, ka njoftuar Administrata Federale e Aviacionit (FAA) nëpërmjet një deklarate.
Autoritetet kanë thënë se rrënojat e aeroplanit janë gjetur pranë një hambari në bashkësinë rurale të Lansing, rreth 80 kilometra në juglindje të Charleston.
Ndërkohë që trupat e pajetë janë gjetur brenda aeroplanit.
Policia e shtetit ka identifikuar viktimat si Nick Fletcher, 38 vjeç, Michael Taphouse, 36 vjeç, dhe Wesley Farley, 39 vjeç. Të gjithë ishin nga zona Chesapeake, Virxhinia.
FAA-ja dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.