Rrëzohet aeroplani pakistanez me mbi 100 pasagjerë
22 maj 2020
| 13:14
Një aeroplan pakistanez është rrëzuar në qytetin Karachi të Pakistanit.
Autoritetet e këtij shteti kanë njoftuar se aeroplani që po transportonte rreth 99 pasagjerë dhe tetë ekuipazhe, ishte duke fluturuar nga Lahore për në aeroportin ndërkombëtar Jinnah, shkruan “BBC”.
Në fotografitë që janë shpërndarë nëpër rrjetet sociale, mund të shihet tymi duke dalë nga vendi i përplasjes.
Ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.