Rrëzohet aeroplani ukrainas në Iran, mbi 170 pasagjerë humbin jetën

08 janar 2020 | 08:56

Një aeroplan Boeing-737 ukrainas me më shumë se 170 njerëz në bord është rrëzuar në Iran.

Organizata humanitare “Gjysmëhëna e Kuqe” e Iranit ka njoftuar se nuk kishte gjasa për të gjetur të mbijetuar.

Aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti iranian “Imam Khomeini” në Teheran, ka njoftuar agjencia e lajmeve shtetërore Fars.

Raportet bëjnë me dije se aeroplani ishte rrugës për në kryeqytetin ukrainas të Kijevit.

Është e paqartë nëse incidenti është i lidhur me tensionet ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të përfundojë afati 48 orësh, që është vendosur…