Rrëzohet aeroplani ushtarak në Ukrainë, 22 të vdekur
25 shtator 2020
| 23:14
Të paktën 22 persona kanë vdekur, duke përfshirë edhe kadetë, si pasojë e rrëzimit të një aeroplani ushtarak në Ukrainë, kanë thënë zyrtarët.
Aeroplani i tipit Antonov-26, është rrëzuar derisa po ateronte në qytetin Kharkiv, raporton BBC.
Në aeroplan ishin edhe kadetë nga Universiteti i Forcave Ajrore të Kharkivit që ishin në trajnim për fluturim gjatë përplasjes, shtojnë zyrtarë.
Dy të tjerë kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa nuk dihet ende shkaku i rrëzimit.
Zyrtarë kanë thënë se 28 persona kanë qenë në aeroplan.