
Rrëzohet avioni F-16, Rusia i vë zjarrin edhe Odesës: Sulm masiv mbi Ukrainë
Rrëzohet avioni F-16, Rusia i vë zjarrin edhe Odesës: Sulm masiv
Rusia ka lryer një tjetër sulm masiv mbi Ukrainë. Në shënjestër ishte Odesa, qytet në të cilin u raportuar zjarre dhe shpërthime, por gjithashtu edhe rajone të tjera.
Guvernatori i Odesës bëri të ditur se 8 persona mbetën të plagosur nga dronët dhe raketat e lëshuara nga forcat ruse, të cilat goditën edhe një spital.
2 viktima u raportuan në Harkiv, ndërsa shpërthime pati edhe në Zaporizhia. Kjo vjen në një kohe kur sulmi i forcave të Putinit në rjaonin Sumy po merr përmasa edhe më tragjike.
34 persona u vranë mizorisht, mes tyre 7 fëmijë, një prej të cilëve foshnje e sapolindur këtë vit. 119 të tjerë u plagosë, në bombardimin që është dënuar nga e mbarë bota perëndimore, si një akt që përbën krim lufte dhe kundër njerëzimit.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, ka ftuar homologun amerikan, Donald Trump, për një vizitë në vendin e tij, më konkretisht në Sumy, përpara çdo marrëveshje me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.
“Luftërat mbarojnë vetëm kur luftërat kriminale nuk harrohen dhe kur ka presion mbi agresorin. Kjo nuk po ndodh tani. Të premten e kaluar, kishte kaluar një muaj që kur Rusia refuzoi propozimin amerikan për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar. Ata nuk ndjejnë frikë dhe kjo është arsyeja pse ka raketa, prandaj ka njëqind dronë luftarakë çdo natë”, tha Zelensky.
Ndërkohë, Rusia pretendon se gjatë të dielës, sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar një tjetër avion luftarak F-16 të prodhimit amerikan të operuar nga forcat e Ukrainës. Gjithashtu Moska thotë se ka rrëzuar gjatë orëve të fundit dhe 52 dronë të lëshuara nga forcat e Kievit në drejtim të disa rajoneve kufitare.