Rrëzohet avioni i stërvitjes në Turqi, humbin jetën dy pilotë (Video)

04 qershor 2024 | 19:40

Një aksident ajror është regjistruar mëngjesin e së martës gjatë një fluturimi të një avioni stërvitor në Turqi. Sipas raportimeve avioni është rrëzuar në rrethana të panjohura në Cezare.

Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, dy pilotët në bordin e avionit humbën jetën. Më tej në njoftim bëhet me dije se avioni që u rrëzua ishte SF-260D. Avioni ishte nisur nga baza e Cezaresë dhe është rrëzuar në rrethana ende të paqarta.

Në lidhje me ngjarjen ndarë pamje nga vendi i ngjarjes ku duket avioni i dëmtuar i cili ka rënë në një arë të mbjellur me bimë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua 32-vjeçare është shpëtuar nga autoritetet gjermane pasi kishte…