Rrëzohet avioni në Korenë e Jugut, numri i të vdekurve shkon në 120
29 dhjetor 2024
| 08:35
120 persona raportohet se kanë vdekur si pasojë e një përplasje të një avioni në Aeroportin Ndërkombëtar Muan në Korenë e Jugut, sipas Shërbimit të Zjarrfikësve Jeolla Jugore.
Të vdekurit përfshinin 54 meshkuj, 57 femra dhe nëntë të tjerë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, shkruan AP.
Dy persona kanë mbijetuar, të dy anëtarë të ekuipazhit, një mashkull dhe një femër, sipas ekipit të shërbimit zjarrfikës në vend, raporton CNN.
Numri i të vdekurve pritet të rritet më tej pasi pjesa tjetër e njerëzve në aeroplan mbeten të zhdukur tash e gjashtë orë.