Rrëzohet avioni në Ukrainë, i mbaroi karburanti

04 tetor 2019 | 19:52

4 pjesëtarë të stafit të një avioni mallrash Antonov-12 humbën jetën pasi mjeti ajror me të cilin udhëtonin kreu ulje emergjente shumë pranë aeroportit të qytetit të Lviv.

Avioni sovjetik me 4 motorë humbi nga radarët në orët e para të mëngjesit kur ndodhej rreth 8.5 kilometra larg aeroportit. Ai kishte dhënë sinjal emergjence dhe arriti të ulej në një fushë rreth 1.5 kilometra nga pista.

Një nga anëtarët e ekuipazhit lajmëroi shërbimet e emergjencës të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje. “Ishte pak e vështirë gjetja e avionit”, shprehet zëdhënësi i ekipeve të shpëtimit, “pasi rreth e përqark nuk kishte asnjë shenjë tymi apo zjarri.”

Ministri i Infrastrukturës Vladyslav Kryklii, në një deklaratë për mediat, bëri me dije se avioni u detyrua të bënte ulje emergjente pasi i kishte përfunduar karburanti pasi kishte udhëtuar nga Spanja./a2cnn

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosova e Re (AKR) në ditën e fundit të…