Rrëzohet avioni zjarrfikës në Australi, humbin jetën tre persona
Një avion zjarrfikës është rrëzuar në Australi, duke lënë pas tre të vdekur nga ekuipazhi.
Brigada e Zjarrit në New South Wales njoftoi më herët se i kishin humbur kontaktet me avionin C-130 Hercules, rreth orës 02:00 (ora lokale). Avioni po ndihmonte në zbutjen e zjarreve që kanë shpërthyer prej muajsh në Australi.
“Avioni u rrëzua ndërsa ishte përfshirë në një operacion zjarrfikës në një zonë alpine të Uellsit Jug-lindor. Duket se nuk ka të mbijetuar, pasi avioni u rrëzua në zonën e Snowy Monarboro” u tha gazetarëve Shefi i Zjarrit të Shane Fitzmons, në Australi.
Zjarrfikësit po vazhdojnë operacionet për të shuar zjarret në zona që ndodhen ende në kushte ekstreme, me temperatura të larta dhe erëra të forta.
Pjesa më e madhe e Australisë ishte sot në gjendje alarmi për shkak të valës së nxehtësisë që u rikthye pas disa ditësh me reshje shiu, të cilat ua lehtësuan punën zjarrfikësve për pak kohë.
Tempraturat në Australi mbërrijnë rreth 40 ° C dhe shpejtësia e erërave shkon në 90 kilometra në orë, gjë që krijon kushte të favorshme për përhapjen e zjarreve.
Që nga shtatori, zjarret në Australi u kanë marrë jetën 32 personave dhe kanë shkatërruar mbi 2,000 shtëpi, pyje dhe zona me bimësi të ulët.