Rrëzohet gjatë stërvitjes, vdes futbollisti 22-vjeçar
30 nëntor 2022
| 14:38
Futbolli kolumbian në zi. Andres Balanta ka ndërruar jetë papritur në moshën 22-vjeçare.
Qendërmbrojtësi konsiderohej gjerësisht si një perspektivë e shkëlqyer dhe vitin e kaluar ai fitoi titullin me Deportivo Kali, dhe aktualisht ishte i huazuar te skuadra argjentinase Atletiko Tukuman.
Balanta u rrëzua papritur përtokë pa ndjenja ditën e djeshme teksa stërvitej me skuadrën e tij dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital, por pa mundur dot që ta shpëtonin.