Rrëzohet helikopteri amerikan, 7 ushtarë të vdekur
16 mars 2018
| 19:23
Shtatë ushtarë amerikanë janë konfirmuar të vdekur pas rrëzimit të helikopterit në perëndim të Irakut.
Ngjarja, e cila ka ndodhur një ditë më parë, është konfirmuar edhe nga Pentagoni. Helikopteri HH-60 Pave Hawk është rrëzuar në afërsi të al-Qaimit, një qytet në provincën e Anbarit, pranë kufirit sirian. Helikopteri dyshohet se ka goditur një linjë elektrike dhe më pas është rrëzuar.
Në deklaratën e Pentagonit thuhet se ngjarja është aksidentale dhe nuk ka të bëjë me ndonjë sulm.
Më vonë, pati edhe një reagim nga Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili i shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.