Rrëzohet helikopteri në Itali, mes viktimave dhe afaristi i proshutave

06 shkurt 2025 | 07:53

Tre persona kanë humbur jetën mbrëmjen e kaluar në Parma të Italisë si pasojë e rrëzimit të një helikopteri.

Sipas të dhënave viktimat janë dy pilotët dhe trashëgimtari i një kompanie mjaft të njohur për prodhimin e sallameve dhe proshutave.

Familja Rovagnati zotëron kështjellën Castelguelfo dhe disa toka përreth. Lorenzo e vizitonte kështjellën pothuajse çdo të mërkurë, duke u larguar me helikopter nga rezidenca e tij në Milano dhe duke u ulur pranë strukturës Parmense.

Lorenzo Rovagnati ishte CEO i biznesit familjar, i themeluar pas Luftës së Dytë Botërore nga Angelo Ferruccio Rovagnati dhe djali i tij Paolo. Kompania u bë e famshme për prodhimin e proshutës ‘Gran Biscotto’.

Në vitin 2021, nën udhëheqjen e Lorenzos, Rovagnati hapi objektin e parë të prodhimit jashtë vendit në Vineland, Neë Jersey, duke synuar të ndërthurë cilësinë dhe traditën italiane me shijen amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia suedeze tha se ata ende po hetonin motivin e…