
Rrëzohet helikopteri në lumin Hudson në Nju Jork. Raportohet për 6 të vdekur, tre prej tyre fëmijë (Video)
11 prill 2025
| 09:05
Një helikopter me 6 persona në bord është rrëzuar në lumin Hudson në Nju Jork.
Policia lokale raporton se nuk ka të mbijetuar nga tragjedia.
Aksidenti ka ndodhur në West Side Highway dhe Spring Street. Në bordin e helikopterit ndodheshin 6 persona: piloti, dy të rritur dhe tre fëmijë që ishin pjesë e një familje turistësh spanjollë.
Helikopteri po bënte një fluturim turistik në qytet, mbi grataçielat Manhattan. Dëshmitarët tregojnë se kanë dëgjuar një shpërthim të fortë dhe menjëherë helikopteri u rrëzua në lum.