Rrëzohet helikopteri në Nepal, pesë të vdekur
08 shtator 2018
| 21:19
Pesë vetë humbën sot jetën kur një helikopter u rrëzua në rajonin malor të Nepalit.
Aksidenti ndodhi rreth 80 kilometra në veriperëndim të Kathmandu.
Në helikopter ishin gjithsej shtatë persona, njëri prej të cilëve konsiderohet i zhdukur, ndërsa një grua raportohet se ka mbijetuar, transmeton AP.
Ekipet shpëtimtare po kërkojnë zonën për të gjetur personin e zhdukur, por moti i keq, mjegulla dhe shiu, si dhe terreni malor po e bëjnë operacionin më të vështirë.