Rrëzohet helikopteri ushtarak rus me 4 persona në bord, asnjë i mbijetuar

27 maj 2020 | 09:17

Një helikopter ushtarak rus u rrëzua pranë një fushe aviacioni në rajonin e largët lindor të Chukotka-s në Rusi, duke i marrë jetën 4 personave që ndodheshin në bord. Në bordin e helikopterit ndodheshin 3 pjesëtarë të ekuipazhit dhe një teknik.

Sipas “The Independent“, Ministria e Mbrojtjes ruse tha se rrëzimi i helikopterit Mi-8 mund të ketë ardhur si pasojë e një defekti teknik.

Ky është aksidenti i dytë fatal me helikopter Mi-8 që ndodh në një hark kohor prej 2 javësh. Më 19 Maj, një tjetër Mi-8 u rrëzua pranë qytezës së Klin, 90 kilometra larg Moskës, duke i marrë jetën 3 anëtarëve të ekuipazhit.

Edhe në atë rast zyrtarët rusë thanë se me shumë mundësi aksidenti ndodhi për shkak të një defekti teknik. Mi-8 janë helikopterë që përdoren për qëllime të ndryshme, të dizenjuar në kohën e Bashkimit Sovjetik dhe që sot prodhohen nga Rusia. Ky model është një prej helikopterëve më të zakonshëm të Forcave të Armatosura Ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas kërkesës së vazhdueshme të Shoqatës së Transportuesve të Kosovës,…