Rrëzohet në det një aeroplani, të paktën dy viktima

13 shtator 2021 | 20:45

Një aeroplan është rrëzuar në zonën detare Potokaki Pythagorion të Samos, mbrëmjen e së hënës. Mediat në vend raportojnë se aeroplani po udhëtonte nga Izraeli në Samos dhe nuk u ul në kohën e caktuar të mbërritjes.

Si rezultat, Kulla e Kontrollit të Aeroportit dha urdhrin për të mobilizuar autoritetet kompetente dhe Rojet Bregdetare për hetimet përkatëse, siç parashikohet nga procedurat. Bëhet fjalë për një aeroplan të vogël, privat ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht raportohet se dy persona janë gjetur të pajetë.

Një helikopter Super Puma, anije të Marinës, një anije Frontex dhe anije private po marrin pjesë në operacionin e kërkimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka folur pas takimit me krerët e…