Rrëzohet një aeroplan ushtarak Mig-21 në Serbi, humb jetën një pilot
25 shtator 2020
| 13:39
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Brasina në Zvornik të Serbisë, është rrëzuar një aeroplan ushtarak Mig-21, ka njoftuar ministria e Mbrojtjes në Serbi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe të shpëtimit nga radhët e forcave ajrore të Serbisë, si dhe ekipet elite të zjarrfikësve.
Mediat lokale raportojnë se njëri nga dy pilotët ka humbur jetën.
Sipas dëshmitarëve okularë, të cilët kanë parë e dëgjuar, ata kanë thënë se fillimisht është dëgjuar një shpërthim i madh i përcjellë me tym dhe zjarr.
InfoLo raporton se aeroplan i ushtrisë serbe është rrëzuar në oborrin e një shtëpie, ku pronari i kësaj shtëpie është lënduar dhe dërguar me urgjencë në spital për tretman.