Rrëzohet një avion i pasagjerëve në Afganistan
27 janar 2020
| 11:31
Një avion i pasagjerëve që i përket “Ariana Airlines” është rrëzuar dhe përfshirë nga flakët në provincën lindore afgane Ghazni, kanë bërë me dije zyrtarët, raporton “BBC”.
Një zyrtar i kësaj province ka konfirmuar lajmin për agjencinë e lajmeve “Reuters”.
Avioni i linjës ajrore në pronësi të shtetit po bartte 83 persona dhe raportohet se është rrëzuar 15 kilometra nga qendra e Deh Yak të Ghazni.
Fluturimi ishte në rrugë nga Kabul në Herat në veriperëndim. Provinca është nën kontrollin e talibanëve dhe për këtë arsye aksesi për ekipet e shpëtimit ka të ngjarë të duhet të negociohet. Nuk ka asnjë informacion zyrtar për lëndime ose vdekje