Rrëzohet pema e Vitit të Ri në Tiranë (Video)
05 janar 2020
| 16:57
Pema e festave të fundvitit që ishte vendosur në qendër të Tiranës, është rrëzuar ditën e sotme për shkak të erërave të forta.
Mësohet se nga rrëzimi i pemës nuk ka të lënduar. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme.
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes për shkak të erërave të forta.
“Kujdes, erë e fortë në Tiranë, ju lutem evitoni lëvizjet dhe qëndrimin në vende ku ka objekte apo pemë që rrezikojnë rënien”, ka shkruar Veliaj në llogarinë e vet në “Facebook”.