
Rrëzohet shtylla elektrike në Vrellë të Istogut
24 shkurt 2019
| 17:18
Erërat e forta dhe moti i ftohtë gjatë ditëve të fundit në Kosovë, ka shkaktuar dëme edhe në Komunën e Istogut.
Në orët e vona të së premtes në Vrellë të Komunës së Istogut era e fuqishme ka shkaktuar dëme materiale, ku si pasojë është rrëzuar edhe një shtyllë elektrike.
Banorët kanë thënë se ajo shtyllë ka dy ditë që qëndron aty dhe ekipet e KEDS-it nuk janë parë në vendin e ngjarjes për të sajuar këtë dëm.