![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/02/malishevë.jpg)
RrGK-ja bën nderime te varri i Nexhmije Pagarushës për 17 shkurt
17 shkurt 2020
| 12:20
Anëtaret e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) të hënën me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kanë bërë homazhe te varri i ikonës kosovare Nexhmije Pagarusha (1933-2020).
Në shenjë nderimi dhe respekti për jetën dhe veprën e Pagarushës, si një grua e fuqishme, anëtaret e RrGK-së vendosën lule te varri i saj në fshatin Pagarushë.
Në vitin 2015 RrGK-ja për Pagarushën ndau mirënjohje për “Guximin dhe veprat të cilat kanë motivuar dhe fuqizuar vajzat dhe gratë në Kosovë”.
Vepra e saj mbetet frymëzuese sot e përgjithmonë.
/Epoka e re/