![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/prishtine-2.jpg)
Rrihen kamerieri dhe menaxheri i një lokali në Prishtinë
24 mars 2024
| 09:50
Policia ka njoftuar se janë rrahur mes vete menaxheri i një lokali në Prishtinë dhe kamerieri.
Palët janë liruar në procedurë të rregullt.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Prishtinë / 23.03.2024 – 03:17. Pas një mosmarrëveshje verbale në mes viktimës mashkull/kosovar, menaxher i lokalit dhe të dyshuarit mashkull/k, kamerier lidhur me punën, janë rrahur mes veti dhe si pasojë i dyshuari ka pranuar tretman mjekësor. Palët, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.”