![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/auto_rrahje1508138093.jpg)
Rrihen mes vete të fejuarit në Prishtinë, përfundojnë në polici
19 korrik 2023
| 08:38
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar në stacionin policor të dyshuarit, mashkull shqiptar, shtetas i R. Shqipërisë dhe e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ishin përleshur fizikisht mes vete.
Rasti ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë të martën në orën 20:00.
Në raportin policor bëhet me dije se i dyshuari dhe e dyshuara janë të fejuar.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.