Rriten ankesat që dërgohen në Këshillin e Mediave të Shkruara
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) këtë vit shënon 12-vjetorin e themelimit.
Nehat Islami, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, ka thënë se kjo është një ngjarje me rëndësi për mediat e Kosovës.
“KMShK-ja është trup vetërregullues i formuar për dhe nga sektori i mediave të shkruara. Misioni i tij mbështetet mbi bindjet e kodit etik të gazetarisë. Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës e mbron qytetarin”, ka thënë ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij, për çdo vit marrin 150 ankesa.
“Ne presim që gjatë këtij viti të kemi qindra ankesa. Ky këshill nuk ia mban anën askujt, gazetarët janë organizuar që të zgjidhin vet mosmarrëveshjet”, ka thënë Islami.