Rriten çmimet e derivateve në Kosovë
Edhe pse llogaritët të jenë çmimet me të lira në regjion, sa i përket naftës dhe benzinës, përjashtuar këtu Maqedoninë e Veriut, e cila paguan 0.22 centë për akcizë, çmimet e derivateve këtë javë pritët të shënojnë rritje. Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Berjani ka folur edh për cilësinë e naftës, si dhe çmimin për derivate. “Sa i përket çmimit të derivateve, qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut, e cila e ka akcizën më të ulët prej 0.22 centësh.
Çmimet në Kosovë për naftë janë 0.95 centë, kurse për benzinë 0.96 centë. Kurse sot në Shqipëri çmimet janë: nafta 1 euro e 37 centë, ndërsa benzina 1 euro e 38 centë. Sa iu përket çmimeve, gjatë javës që shkoi ka pasur lëvizje të lehta te çmimet me shumicë, por tek ato me pakicë nuk ka pasur lëvizje të çmimeve. Vlen të theksoj se çmimet do të jenë deri në një euro. Për naftë çmimet pritet të jenë 0.99 centë, kurse për benzinë 1 euro”, u shpreh ai.
Intervista e plotë në https://www.epokaere.com/sektori-i-derivateve-te-naftes-ne-kosove-po-perballet-me-sfida/
(A.M /Epoka e re)