Rriten infektimet me Covid në Britani dhe Rusi
Vala e mutacionit indian të koronavirusit po përhapet me ritme më të shpejta sesa variantet e mëparshëm në Britaninë e Madhe dhe Rusi. 24-orëshi i fundit ka shënuar rekorde të kësaj vale me gati 18 mijë infektime të reja në Britani dhe mbi 21 mijë në Rusi.
Situata më problematike është në Rusi, ku numri i viktimave shënoi shifrën e dytë më të lartë me 610 raste, teksa rekordi i deritanishëm është i datës 24 dhjetor të vitit të kaluar me 14 raste më shumë. Në dallim, në Britaninë e Madhe ka rritje të dukshme të të shtruarve në spitale, ndërsa nuk ka shtim të viktimave. Autoritetet në Moskë i kanë ashpërsuar rregullat, ndërsa në qeveria londineze ende nuk ka një datë kur do vazhdojë me planet e lehtësimit.
Shifra në rritje krahasuar me muajt e fundit pas heqjes së bllokadës kombëtare paraqet edhe Izraeli, ku shkaktar është mutacioni indinan. Infektimet ditore po rriten edhe në Australi. Sidnej, ndër qytetet më të populluara të vendit riktheu masat e bllokadës, pasi konsiderohet si vatra kryesore e përhapjes së të ashtuquajturit mutacion Delta. Situata është e qëndrueshme me infektime të pakta në pjesën tjetër të Evropës dhe Shtetet e Bashkuara.