Rriten këmbimet tregtare me Shqipërinë
Drejtori i Doganës në Kosovë, Agron Llugaliu ka deklaruar se në dy vitet e fundit ka rënie të kontrabandës në pjesën veriore të vendit, derisa shton se sundimi i ligjit në atë pjesë është i shtrirë në mënyrë efikase.
Llugaliu ka thënë po ashtu se masa e sigurisë ndaj mallrave serbe e vendosur një vit më parë, ka ndikuar që të mos ketë kontrabandim të armatimit dhe pajisjeve tjera nga Serbia.
“Në përgjithësi, duke filluar dy vitet e fundit, sundimi i ligjit është shtirë në mënyrë shumë më efikase, shumë më të thellë në pjesën veriore, kjo ka ndikuar normalisht të bie edhe aktiviteti kontrabandës. Jo vetëm në pjesën veriore, mirëpo edhe aktivitete që ka përfshirë edhe pjesën tjetër të Republikës tonë në Kosovë”, thotë Llugaliu.
Ndërkaq, thotë se rreth 70 për qind ka reduktim të importit të përgjithshëm nga Serbia.
Llugaliu thotë se e rëndësishme në këtë drejtim është që masa ka qenë efikase duke treguar që nuk kanë pasur infiltrim ose tentim të kontrabandimit të armatimit dhe pajisjeve tjera.
Ne duke marrë parasysh që kemi kapacitete që mundësojnë kontrolle bazuar në analizën e riskut, jemi zotuar për të bërë procedorimin e bordit për aq sa ne kemi kapacitete të kontrollit. Në këtë rast ne kontrollojmë aq sa mund të kemi kapacitetin tonë, dhe kjo ka ndikuar që të ketë një reduktim prej rreth 70 për qind të importit në përgjithësi. Mirëpo, me rëndësi është që masa ka qenë efikase duke treguar që nuk kemi pasur infiltrim ose tentim të kontrabandimit të armatimit dhe pajisjeve tjera”, thotë ai.
“Ne sivjet kemi një rritje të theksuar ndaj importit me Shqipërinë. Prej 122 milionë euro sa ka qenë viti i kaluar, në katër mujor, është 130 milionë, që i bie diku afër 25 për qind rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thekson Llugaliu.
Masa e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe ishte marrë më 14 qershor nga Qeveria e Kosovës, atë ditë kur ishin rrëmbyer tre zyrtarët policorë të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.
Më vonë Qeveria ka marrë vendim për lehtësimin e masës së sigurisë për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produkte.