Rriten kërkesat për trajtim të pacientëve post-Covid

05 qershor 2021 | 11:24

Rënia rasteve pozitive me koronavirus në Kosovës, ka bërë që edhe në Klinikën e Pulmologjisë të bie ndjeshëm numri i të spitalizuarve me këtë virus.

Kurse, tash kjo klinikë po ballafaqohet me shtim të kërkesave për hospitalizim të pacientëve që e kanë kaluar Covid-19.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Pulomologjisë, Musa Hoxha në një intervistë për KosovaPress, thotë se pacientët të cilët nga infektimi me koronavirus kanë pasur gjendje të rëndë klinike po rikthehen për të trajtuar pasojat e shkaktuara nga Covid-19.

Hoxha thotë se tashmë fal uljes së rasteve të reja të të prekurve me koronavirus kanë nisur trajtimin e pacientëve me patologji të tjera të sistemit të frymëmarrjes.

U.D. e drejtorit të Klinikës së Pulmologjisë derisa shpjegon disa nga simptomat e pacientëve post-Covid, thotë se shtimi i kërkesave për trajtimin e tyre mund të rrisë nevojën për zgjerim të kapaciteteve spitalore.

Pulmolgu Hoxha thotë se ka pacientë të cilët edhe pse kanë kaluar deri në tre muaj nga infektimi me koronavirus, përsëri kanë nevojë për trajtim mjekësor.

“Dëmet janë, pacientë kanë ende nevojë për oksigjenoterapi, do thotë janë me hiposaturim dhe hipoksemi. Kanë nevojë ende për oksigjenoterapi dhe janë pacientë të lodhur dhe të plogësht dhe nuk kanë kondicion për të ecur apo për aktivitete tjera…Secili është rast në vete por zakonisht kemi raste që edhe pas dy muajve apo tre muajve ende nuk po e marrin vetën për jetë normale”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
8 mijë zogj të pulave janë djegur dje në një…