Rriten pagat e punonjësve të policisë në Shqipëri

12 tetor 2022 | 11:58

Nisur nga ky muaj, pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit do të jenë 7 500 lekë më të larta.

Në vendimin e qeverisë rezulton se paga për gradën inspektor varion nga 57 500 deri në 62 680 lekë, për gradën nënkomisar 70 mijë lekë, për komisarin 77 mijë lekë, kryekomisari 87 mijë lekë, ndërsa drejtuesi 99 mijë lekë. Paga më e lartë është për drejtuesin e përgjithshëm që shkon në 125 mijë lekë.

Teksa ka njoftuar më herët  vendimin për rritjen e pagave, kryeministri Edi Rama, ka thënë se bëhet për të mbështetur të gjithë ata që janë në krye të detyrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli sot (e mërkurë) do ta ketë ndeshjen…