Rriten pensionet në Zvicër
21 shtator 2018
| 16:51
Shteti zviceran ka rritur pensionet, sepse janë rritur çmimet dhe rrogat, shkruan srf.ch. Rritja do ndodhë gjatë vitit të ardhshëm 2019 dhe përfitues janë edhe invalidët, përcjell “albinfo.ch”.
Pensioni minimal do rritet për 10 franga, kurse maksimalja për 20 franga. Kostoja e përgjithshme e kësaj reforme do kushtojë 430 milion franga në vit. Kështu që pensioni minimal invalidor do jetë 1185 franga në muaj, kurse maksimalja 2370 sosh.
Shteti zviceran e shqyrton çdo dy vjet nëse duhet të rriten pensionet ose jo. Së fundi kjo është shqyrtuar në 2015, ku për shkak të inflacionit të ulët, atëherë nuk u prekën as pensionet.