Rriten për 30% rastet e dhunës në familje në Kosovë
Gjatë kohës së pandemisë, krahasuar me vitin e kaluar, dhuna në familje është rritur për 30% më shumë, bazuar në databazën që posedon Ministra e Drejtësisë. Kjo është shqetësuese dhe kërkon ngritjen e nivelit të përgjegjësisë së institucioneve, sidomos atyre të sigurisë dhe drejtësisë”, ka shkruar Haxhiu në një postim në profilin e vet në “Facebook”.
Sipas saj, dhuna psikike, fizike, materiale dhe seksuale është vepër penale, prandaj çdo dhunues “duhet të dënohet sipas legjislacionit në fuqi”.
“Gjatë kohës së pandemisë, krahasuar me vitin e kaluar, dhuna në familje është rritur për 30% më shumë bazuar në databazën që posedon Ministra e Drejtësisë.
Kjo është shqetësuese dhe kërkon ngritjen e nivelit të përgjegjësisë së institucioneve, sidomos atyre të sigurisë dhe drejtësisë.
Dhuna psiqike, fizike, materiale dhe seksuale është vepër penale prandaj çdo dhunues duhet të dënohet sipas legjislacionit në fuqi”, ka shkruar Haxhiu.(A. M / Epoka e re).