Rriten problemet për Barcelonën, lëndohet edhe Gavi
11 tetor 2023
| 11:34
Gavi raportohet se është futbollisti i radhës që i është shtuar listës të të lënduarve te Barcelona.
Sipas “Carrusel Deportivo”, mesfushori ka pësuar një lëndim këtë të martë gjatë seancës stërvitore me Spanjën.
Gavi është ftuar nga Luis de la Fuente për dy ndeshjet e këtij muaji, ndaj Skocisë dhe Norvegjisë, të vlefshme për kualifikimet e “Euro 2024”.
Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të 19-vjeçarit, teksa mbetet të shihet nëse ai do të jetë i gatshëm për këto ndeshje.
Përveçse për Spanjën, lëndimi i tij sigurisht se është një lajm i keq edhe për Barcelonën.
“Blaugranët” po përballen me një krizë lëndimesh kohëve të fundit.
Robert Lewandowski, Raphinha, Pedri, Frenkie de Jong, Lamine Yamal e Jules Kounde janë futbollistët e tjerë të lënduar.