Rriten rastet e infektimit me Covid

29 dhjetor 2021 | 15:04

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit 33 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas MSh-së, gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.

“Nga 3.058 testime, 33 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është158.028. Në total numri i rasteve aktive është 371”, është thënë në njoftimin e MSh-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e futbollit anglez, John Terry zyrtarisht është rikthyer te…