Rriten rastet e reja me Covid në Shqipëri

31 gusht 2020 | 17:08

Rastet e reja me koronavirus në Shqipëri kanë pësuar një rritje të lehtë krahasuar me një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 820 testime nga të cilat 133 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë në 24 orët e fundit kanë vdekur 4 persona të prekur me koronavirus, ndërsa janë shëruar edhe 75 pacientë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka publikuar të…