Rriten remitencat, BQK-ja: 768 milionë euro më shumë kredi sesa vitin e kaluar

26 dhjetor 2024 | 12:24

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka mbajtur një konferencë për media, ku ka rikapituluar të gjitha zhvillimet ekonomike të vitit 2024.

Në këtë konferencë, Ahet Ismaili, guvernator i BQK-së, ka treguar se gjatë këtij viti janë rritur në mënyrë të konsiderueshme kreditë, por edhe remitencat e dërguara nga mërgimtarët.

Sipas Ahmetit, në vitin 2024 kreditë kanë shënuar një rritje prej 768 milionë euro.

“Gjithsej, kreditë në nëntor 2024 kanë arritur shumën prej 5.668 miliarda euro, duke shënuar një rritje prej 768.9 milionë euro ose 15.7% krahasuar me dhjetorin e vitit 2023. Ndërsa, depozitat vazhdojnë të jenë burimi kryesor i financimit të kredive. Gjithsej, depozitat në nëntor të këtij viti kanë arritur në 6.586 miliarda euro, duke shënuar një rritje prej 448.5 milionë euro ose 7.3% krahasuar me dhjetorin e vitit 2023. Kjo rritje i atribuohet rritjes së normave të interesit në depozita dhe konkurrencës më intensive midis bankave për tërheqjen e depozitueseve”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një video që duket të jetë bërë nga xhipi…