Rriten shitjet e veturave në Evropë
17 janar 2018
| 11:31
Viti 2017, ka qenë viti i katërt me radhë që janë rritur shitjet e veturave në Evropë, duke shënuar shitjen e 15 milionë veturave për herën e parë brenda një dekade, transmeton “AP”.
Asociacioni për prodhuesit evropianë të veturave, ka thënë se shitja e veturave është rritur 3.4 për qind vitin e kaluar.
Italia dhe Spanja kanë qenë fitueset kryesore me rreth 8 për qind, të përcjella nga Franca me 5 për qind rritje dhe Gjermania afro 3 për qind, raporton “Rel”.
Mirëpo kërkesa për vetura të reja është ulur në Britani të Madhe, pas votimit për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.
Volkswagen vazhdon të jetë kompania e parë në prodhimin e makinave.