Rriten tensionet për filmin “Borëbardha”, aktoret kryesore në konflikt?
Javën e kaluar DISNEY publikoi një intro për filmin artistik Snow White , me aktorë Rachel Zegler dhe Gal Gadot. Edhe pse filmi është pritur me shumë interes, ai është shoqëruar me polemika të shumta.
Që në fillim tërhoqi vëmendjen për shkak të kritikave të drejtuara ndaj aktoreve kryesore, por edhe për pikëpamjet e tyre publike për konfliktin izraelito-palestinez, gjë që ditët e fundit ka ndezur më tej diskutimet rreth këtij filmi, transmeton Indeksonline.
Postimi i diskutueshëm në Twitter
Gal Gadot, e cila luan rolin e mbretëreshës së keqe, është me origjinë nga Izraeli dhe e ka mbështetur publikisht vendin e saj. Menjëherë pas publikimit të teaser-it, Rachel Zegler e cila luan rolin e Borëbardhës e ka shpërndarë në rrjetet sociale.
Ajo më pas e vazhdoi atë postim dhe shkroi në postimin tjetër: “Dhe mbani mend gjithmonë, lirinë për Palestinën”. Shumë besojnë se Zegler kishte për qëllim deklaratat e koleges së saj Gadot dhe se ajo donte t’i përgjigjej asaj.
Komenti i Zegleri ndezi zemërim tek ata që mbështesin Izraelin. Ata e akuzuan atë për antisemitizëm dhe njoftuan një bojkot të filmit. Disa kanë bërë thirrje tashmë për bojkot për shkak të aktores izraelite Gadot./Indeksonline/
i love you all so much! thank you for the love and for 120m views on our trailer in just 24 hours! what a whirlwind.
i am in the thick of rehearsals for romeo + juliet so i’m gonna get outta here. bye for now.
— rachel zegler (she/her/hers) (@rachelzegler) August 12, 2024